Jashtë listës së Championsit dhe prej kohësh emri e tij nuk ndodhet as në listën e lojtarve të grumbulluar për sfidat e kampionatit. Është zhdukur nga radarët prej gati 1 muaji dhe tashmë duket se nuk ka më kthim pas, Mario Mandzukic me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Juventusit gjatë meraktos së janarit. Me herët sulmuesi refuzoi disa oferta që kishin ardhur drejt tij më konkretisht nga Katari, teksa tashmë duket se nuk do të përsëritet e njëjta gjë.
Situata e Mandzukic tek bardhezninjtë ka marrë një drejtim të çuditshëm, pasi për Allegrin kroati ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm, i cili ka dhënë një kontribut te madh në sukseset që ka korrur “zonja e vjetër”, por pavarësisht fakteve për teknikun aktual të kampionve të Italisë, Maurizio Sarri, sulmuesi nuk shihet me si një njeri thelbësor për skemat e ekipit. Jahstë listës së Champions-it, Sarri ka lënë edhe mesfushroin Emre Can, por ky i fundit ndryshe nga Mandzukic është aktivizuar në kampionat siç ndodhi në ndeshjen kundër Interit, teksa për kroatin ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë. 162 ndeshje dhe 44 me fanellën e bardhezinjve Mandzukic e ka thuajse të pamundur të gjejë minuta.
Në janar kroati mund të transferohet tek Manchester United me Juventusin që do të përpiqet të shfrytëzojë sulmuesin për të provuar rikthimin e Pogba në Torino.