Duke parë problemet e shumta në mesfushë, sidomos nga dëmtimet e shpeshta, te Juventusi po mendojnë për një goditje në merkaton e janarit për këtë repart por që nuk do të ketë kosto. Bëhet fjalë për Rolando Mandragorën që është në pronësi të bardhezinjëve por i huazuar këtë sezon te Krotone ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.
Marotta mendon ta kthejë te Juventusi 6 muaj para kohe ndërsa Alegri do t’i japë disa mundësi në formacion pasi skuadra po lufton në tre fronte, kampionat, kupë dhe Çampions Ligë.