Nesër skadon mandati shtatëvjeçar i guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov. Sipas propozimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili duhet të mbështetet nga të paktën 61 deputetë në Kuvend, Bogovin duhet ta trashëgojë Anita Angelovska-Bezhoska.
Sipas burimeve kuvendore, propozimi për votim duhet të vendoset në rend dite në seancën e nesërme kuvendore, e cila tani më është caktuar. Propozimi sipas paralajmërimeve duhet të marrë mbështetje. LSDM-ja, siç deklaroi këto ditë koordinuesi i grupit të deputetëve Tomislav Tuntev, pozitivisht e sheh propozimin e ri të presidentit Ivanov
“Personalisht mendoj se Angelovska Bezhoska, e cila është eksperte e dëshmuar dhe profesioniste në fushën e saj, e meriton mbështetjen tonë”, theksoi Tuntev. Nga VMRO-DPMNE-ja theksuan se propozimin e ri do ta shqyrtojnë dhe në mënyrë shtesë do të prononcohen se BDI-ja nuk e ka dhënë qëndrimin në lidhje me propozimin që Angelovska Bezhoska të jetë guvernatore e re e BPRM-së.
Aneta Angelovska-Bezhoska në këtë funksion do të vijë nga vendi i zëvendësguvernatorit në BPRM, ku tetë vjet ishte e obliguar për fushat e politikës monetare, hulumtim dhe statistikë, ndërsa për herë të dytë për zëvendësguvernatore është zgjedhur në shtator të vitit 2017, kur mori mbështetje në Kuvend nga 97 deputetë.
Presidenti Ivanov mendon se Anita Angelovska-Bezhoska, e cila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është zgjidhje për pozitën e guvernatorit, me të cilën do të vazhdohet vazhdimësia e punës pozitive de udhëheqjes së suksesshme të politikës monetare të Republikës së Maqedonisë.
Propozimi Angelovska-Bezhoska të jetë guvernatore e BPRM-së vijoi pasi Bogov, i cili edhe pse paraprakisht u propozua për mandat të dytë nga ana e Ivanovit, e tërhoqi kandidaturën nën ndikimin e, siç tha, reagimeve dhe afateve për përzgjedhjen si guvernator.
Anita Angelovska Bezhovska duhet të jetë guvernatori i pestë i BPRM-së dhe gruaja e parë në këtë pozitë.