Pas konstituimit të kuvendit dhe verifikimit të mandatit të 120 deputetëve, përmbushet kushti ligjor që ka filluar të rrjedhë për formimin e qeverisë së re, informon Zhurnal. Deri më 9 janar presidenti Ivanov duhet t’i ndajë mandatin partisë ose partive që do të mund të grumbullojnë 61 nënshkrime se kanë shumicën për formimin e qeverisë. Mandatari më pas në afat prej 20 ditësh deri tek parlamenti duhet të dorëzojë programin dhe përbërjen e re qeveritare, e pasiqë të bëhet kjo parlamenti do të zgjedhë qeverinë me shumicë votash nga numri i deputetëve.