Roberto Mancini, do të mbetet përzgjedhës i Përfaqësueses së Italisë edhe për pesë vitet e ardhshme.
Mancini të hënën e ka firmosur kontratën me Federatën e Futbollit të Italisë deri në verën e vitit 2026.
Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit me Mancinin, e ka konfirmuar edhe presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina.
Me vazhdimin e kontratës, Mancini do të jetë në krye të Italisë deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror të vitit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Ne kemi dashur që të vazhdojmë bashkëpunimin me Mancinin edhe më shumë pasi kemi besim të madh në të. Përgjatë dy viteve sa ka qenë në krye të ekipit, Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Gravina.