Interi është një klub me famë të madhe në Itali dhe në botë, këtë vit ka një ekip të shkëlqyeshëm. Ky fakt demonstron se kur punon vazhdimisht dhe seriozisht, rezultatet mbërrijnë. Mendoj se duhet të jetë një shembull për të gjithë”, kështu u shpreh trajneri i kombëtares italiane, ish-trajner i zikaltërve, Roberto Mancini.
Më tej vazhdon: “Edhe kur arrita unë tek Interi nuk kishin fituar për shumë vite. Kemi punuar për dy vite dhe me pak përpjekje filluam të fitonim kupën së pari, pastaj arritëm titullin. Interi aktual ka shumë ngjashmëri me timin”, ka theksuar Mancini.
Mancini foli gjithashtu për publikun në Kampionatin Europian: “Shpresoj që stadiumet të mund të hapen edhe më herët, në kampionat, padyshim me masat e nevojshme të sigurisë. Ky nuk duhet të jetë problem, pasi po flasim për mjedise të hapura.
Shpresoj që këtë muaj mund të kthehemi ngadalë në normalitet, që fëmijët të kthehen në sport dhe bizneset e vogla të rihapen: baret, restorantet, teatrot”. Trajneri i axurrëve flet edhe për dy sulmuesit e rinj të kombëtares që drejton:
“Situata e Zaniolo është pak e veçantë, sepse duhet të presim dhe të shohim nëse mund të riaftësohet sa më mirë. Ai është një djalë i ri dhe nuk kemi mundësi ta vendosim në rrezik. Kean po ecën shumë mirë në Paris, po piqet, është një lojtar që mund të bëhet vërtet i madh. Sigurisht që do të jetë ai, që do të luajë në ekipin kombëtar për shumë vite”, ka deklaruar Mancini.