Mançini, ideja e fundit e Milanit

Ardhja e Gattusos nuk ishte e mjaftueshme për Milanin, për të ndryshuar situatën në kampionat. “Djalli” vazhdon të mbledhë shfaqje zhgënjyese dhe menaxhmenti fillon të studiojë zgjidhje të reja për të ardhmen. Ideja e fundit mban emrin e Roberto Mançinit. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë do të donin që ta fillonin projektin e ri me një figurë të njohur jashtë vendit dhe me përvojë ndërkombëtare, një emër që mund të shfrytëzohet edhe në Kinë, ku Milani tregon për një zhvillim të fortë të markës. Mançini tashmë ka një marrëdhënie të mirë me Fassonen dhe Mirabellin, por pengesa e madhe e operacionit është e përfaqësuar nga një angazhim prej 8 milionë eurosh në sezon, i cili mund të jetë shumë i madh për arkën e kuqezinjve.  Gjithashtu, nuk duhet të nënvlerësohet hipoteza e një thirrjeje në ekipin kombëtar italian, i cili mund ta bindë ish-trajnerin e Interit që të braktisë ambiciet në rang klubi. Trajneri aktualisht nuk është plotësisht i kënaqur me Zenit, i detyruar të ndjekë udhëheqësit e Lokomotiv Moskë, me tetë pikë prapa. Kampionati rus do të rifillojë në mars: ndërkohë, Milani mund të lehtësojë arkën e vet me “vendbanimin” e ri të Montellës, nëse ky i fundit bëhet trajner i Sevilja.