Nuk vijnë aspak lajme të mira për trajnerin Jose Mourinho, që prej dy javësh nuk ka në dispozicion mesfushorin francez Paul Pogba, i dëmtuar në kofshën e djathtë, në ndeshjen e Champions League të “djave të kuq” ndaj Bazelit. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, që i referohet mjekut personal të mesfushorit, Sakari Orava, lojtari i Manchester United mund t’i nënshtrohet një operacioni, por vendimi përfundimtar do të merret javën e ardhshme.
Sipas mjekut të famshëm francez, që së fundi ka operuar edhe Ousmane Dembele të Barcelonës, dëmtimi i Pogba është disi më i lehtë nga ai i lojtarit “blaugrana”. “Ky dëmtim i Pogba mund të kurohet edhe pa ndërhyrjen kirurgjikale, por asnjëherë rezultati në këtë rast nuk është 100% i sigurt se nuk do të përsëritet. Ndaj operacioni është një zgjidhje e sigurtë”, ka thënë mjeku. Ai shton se javën e ardhshme do të merret një vendim për të ardhmen e Pogba.