Pep Guardiola nuk dëshiron që sulmi i Manchester Citt të bazohet vetëm te Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero, andaj së bashku me drejtorin Tixi Begiristain po përgatitë një transfer të madh gjatë verës, shkruan El Mundo Deportivo. E përditshmja spanjolle ka mësuar për planin e dy ish menaxherëve të Barcelonës, por nuk dihet saktësisht ende cili do të jetë ky lojtar.
Në mesin e sulmuesve për të cilët është i interesuar Guardiola janë Pierre Emrick Aubameyang, Kylian Mbappe, Alexis Sanchez, Paulo Dybala dhe Delle Ali. Shuma për të cilën thuhet se City është i gatshëm të shpenzojë për sulmuesin është rreth 100 milionë euro.