Manchester United është ndëshkuar me një goditje në repartin difensiv në prag të ndeshjes për UEFA Super Cup ndaj Real Madrid, pasi dënimi europian ndaj Eric Bailly është shtuar. Trupa disiplinore e UEFA ka ndëshkuar me tre ndeshje mbrojtësin e United për sjellje të dhunshme të futbollistit të Djajve të Kuq, pas daljes së tij me karton të kuq në ndeshjen gjysmëfinale të UEFA Europa League ndaj Celta Vigo në maj.
Bailly mungoi në fitoren e ekipti të tij me rezultatin 2-0 ndaj Ajax në finalen e UEFA Europa League, kur vuajti dënimin për ndeshjen e parë, ndërkohë që nuk do të aktivizohet dot as në ndeshjen për Super Kupën, sikurse dhe në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions League. Futbollisti 23-vjeçar u ndëshkua për një përplasje me futbollistin e Celta Vigo Facundo Roncaglia në barazimin e Manchester United 1-1 në “Old Trafford”. United ndeshet me fituesit e Champions League, Real Madrid më 8 gusht në Shkup, Maqedoni, ndërkohë që faza e grupeve të UEFA Champions League në shtator, me United që do të mësojë kalendarin pas hedhjes së shortit në 24 gusht.