Manchesteri në ofensivë për turkun Calhanoglu

12

Milani mund të mbetet pa njërin nga lojtarët e saj kryesor, Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk është futur në vitin e fundit të kontratës, teksa ende nuk ka pranuar rinovimin me Rossonerët. Rossonerët i kanë ofruar kontratë të re deri në vitin 2025, por turku ende nuk e ka pranuar një të tillë. Nga ana tjetër Manchester United është në bisedime të avancuara me agjentin e lojtarit.

Sipas asaj që ka raportuar Sport Bild, Calhanoglu pritet të jetë lojtar i ri i Djajve të Kuq, të cilët i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare me një pagë prej pesë milionë eurove në sezon. 26-vjeçari gjithashtu është edhe në listën e Juventusit, por ai preferon kalimin në elitën e futbollit anglez.

Calhanoglu besohet se do të nënshkruajë parakontratë me Manchester Unitedin në janar për t’iu bashkuar atyre në verë si transferim i lirë. Reprezentuesi turk këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje me Milanin ku ka shënuar katër gola e ka bërë katër asistime.