Manchesteri kërkon Hysajn

27

Manchester United po konsideron seriozisht blerjen e Elseid Hysaj nga Napoli, teksa “djajtë” kanë nevojë për një mbrojtës krahu për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçari nga Shqipëria ka filluar të vlerësohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në Serie A, që kur Napoli e bleu nga Empoli, për 5 milionë euro në vitin 2015. Hysaj ka luajtur 76 ndeshje në dy sezone në “San Paolo”.
Në momentin që Jose Mourinho ka vendosur për largimin e Matteo Darmian, Ashley Young dhe Luke Shaw, faqja e njohur në internet “Goal.com” zbulon se “djajtë” kanë vënë në krye të listës së merkatos emrin e kapitenit të kombëtares shqiptare, në ndeshjen e fundit ndaj Bosnjes, Elseid Hysaj. Ai mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Hysaj ka koleksionuar 29 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi.
Megjithatë, United duhet të shpenzojë jo pak për të marrë futbollistin e preferuar të trajnerit Maurizio Sarri. Marrëveshja mund të arrihet për plot 50 milionë euro. Kjo do ta bënte shqiptarin një nga mbrojtësit më të shtrenjtë të historisë së futbollit. Antonio Valencia, Hysaj, Blind dhe Rojo mendohet se do të jenë katër mbrojtësit anësorë të Mourinho për sezonin e ardhshëm.

Comments are closed.