Paul Pogba është befasuar mbrëmë pas ndeshjes. Manchester United barazoi pa gola me Valencian në ‘Old Trafford’. Mesfushori francez është dënuar nga skuadra angleze, duke i ndaluar atij që të deklarohet rreth krizës që po kalon klubi, përcjell “lajmi.net”. Sipas medieve angleze, Pogba është shfaqur tejet i nervozuar me këtë gjë, duke e cilësuar atë në njëfar forme si fajtorin kryesor. Tashmë është bërë publike dëshira e francezit që të largohet në janar nga Manchester United, andaj Barcelona dhe Juventusi janë duke e pritur shansin.