Talenti anglez është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane pas shpërthimit të tij tek Borussia Dortmundi. “Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta transferojnë atë gjatë janarit. Jadon Sancho po shkëlqen në fanellën e Borussia Dortmundit dhe talenti anglez iu ka rënë në sy klubeve të mëdha evropiane, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Përfaqësuesi anglez kërkohet nga klubet si Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid e Barcelona. Mirëpo, mediumi britanik “Mirror” shkruan se për mesfushorin ofanziv interesimin më të madh e kanë shfaqur “Djajtë e Kuq”. Madje, klubi nga “Old Trafford” beson dhe shprehet optimist që do të mund ta transferojë Sanchon qysh në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se për pjesën e dytë të sezonit i nevojiten 2-3 përforcime dhe ylli i Dortmundit mund të jetë njëri prej tyre.