Shahbaz Taseer u rrëmbye dhe u mbajt peng nga persona të armatosur në Lahore në Gusht të vitit 2011, disa muaj pasi babai i tij Salman u vra për kundërshtim të ligjeve për blasfemi në Pakistan. Një radio e stacionuar në kanalin BBC Sportsëorld i lejoi atij të dëgjonte komentimin e ekipit të tij të zemres Manchester United. Ai përjetoi vuajtje dhe tortura të tmerrshme gjatë kohës që u mbajt peng, por kjo nuk i hoqi atij motivimin për të qëndruar gjallë, kundër të gjitha gjasave.
“Radio ndryshoi çdo gjë për mua. Më mbajti gjallë dhe më shpëtoi nga çmendia. Mezi prisja çdo të shtunë dhe të dielë për të dëgjuar stacionin “Sportsëorld”. Ata më torturonin, më shkulnin thonjtë, më coptonin kurrizin me thikë dhe më varrosën në dhe, por është një fitore personale që sot jam këtu. Roja ime dhe unë kishim kufje që të dëgjonin ndeshje. Mendoj se ishte derbi i Manchesterit, kur Ashley Young shënoi një gol dhe ne thjeshtë brohoritëm si tifozë normalë, përveç faktit se po mbanim mbyllur gojat e njëri tjetrit, ndërkohë zinxhirët e mi bënë zhurmë. Duart dhe këmbët e mia ishin të lidhura me zinxhirë por unë po festoja”, dëshmon Tasser.
“Dy persona nga dy botë krejtësisht të ndryshme, njëri i burgosur, tjetri rrëmbyes dhe të dy dashurojnë të njëjtin ekip, pavarësisht se që të dy nuk mund të festojnë për shkak të rrethanave, por ne po përjetonim ndeshjen dhe po kënaqeshim më shumë se çdo kush tjetër në botë. Më jepte paqe vetëm fakti që dëgjoja komentuesin të bërtiste golin e Rooney, ndërkohë që humbisnin 3-1 apo diçka e tillë. Mendoj se ishte gjëja më e jashtëzakonshme që mund t’i ndodhte dikujt në pozitat e mia”, tregon Shahbaz Tasser.
“Më qetësonte fakti që dëgjoja ato emra, diskutimet mbi transferimet. Madje kam dëgjuar edhe fjalimin e Sir Alex Ferguson, për të cilin kam qarë, sepse nuk doja që ai të largohej. Mbaj mend një herë, ishte direkt ndeshja mes Manchester United dhe West Brom, dhe jashtë vendit ku isha unë nisën bombardimet. Roja ime nxitoi ndërsa unë i kërkova dhe iu luta që të më lërë radion sepse ne po fitonim 1-0 dhe thjeshtë duhej të ndiqja ndeshjen deri në fund. Çëshjta më e jashtëzakonshme. Ai më pa sikur do të më thonte: ‘Ne do të vdesim, mos je gjë i çmendur’ dhe më mori radion”, deklaroi ndër të tjera Tasser,ndërkohë, Manchester United, pasi mësoi për historinë e tij, i ka dërguar një fanellë të firmosur.