Në shtypin anglez është lajmi i ditës: Manchester United i ka prezantuar Realit të Madridit një ofertë zyrtare prej 105 milionë eurosh për Gareth Bale. Sipas “Daily Star”, klubi anglez, duke parë se Asensio po paraqitet gjithmonë e më mirë me madrilenët, mendon se kjo gjë do e bëjë më të lehtë për Realin që të pranojë ofertën për yllin uellsian. Për momentin, Zinedine Zidane këmbëngul se Bale është një futbollist që hyn në planet e tij, edhe pse tifozët e Realit e duan gjithmonë e më pak. Gjithsesi, drejtuesit e United shpresojnë që të ulen në bisedime me Florentino Perez këto ditë dhe të bëjnë goditjen e madhe në merkato.