Manchester United i ka hapur bisedimet me Barcelonën për Ivan Rakitic, që e kërkojnë në skuadër. Sipas “Sport”, United janë të gatshëm që ta paguajnë klauzolën e kroatit, ndërsa në anën tjetër Blaugranat, janë të gatshëm ta shes 31-vjeçarin. Megjithatë, mbetet që Rakitic të bindet që të largohet nga Spanja.
Mesfushori kërkon që të qëndrojë me Barcelonën, vetëm nëse United i bën një ofertë marramendëse. Nëse United do t’i ofrojë një page të majme Rakiticit, mesfushori do të jetë i gatshëm ta pranojë largimin nga La Liga për në Ligën Premier.
Rakitic u bashkua me Barcelonën nga Sevilla në vitin 2014 dhe i ka ndihmuar gjigantët spanjollë në katër titujt të La Ligas dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Kontrata do t’i përfundoi në vitin 2021.