Manchester United ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Evertonin për të nënshkruar me Romelu Lukaku një marrëveshje të veçantë të madhe. Belgu, 24 vjeç, do të ribashkohet me ish-trajnerin e Chelsea, Jose Mourinho, në “Old Trafford” për një tarifë të raportuar 75 milionë £. Manchester United ishte afër nënshkrimit me sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata, për të ndihmuar në mbushjen e boshllëkut të lënë nga golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk ka rinovuar pas një dëmtimi të rëndë në gju, që e pësoi në muajin prill.
Por Mourinho dhe Manchester United i kanë kthyer sytë nga belgu ndërkombëtar, Lukaku, që ishte në planet e Chelsea. Manchester United ka konfirmuar se e kanë arritur një marrëveshje për Lukakun, i cili ende duhet të bie dakord për kushtet personale dhe të kalojë testet mjekësore. Lukaku udhëhoqi Evertonin drejt vendit të shtatë në sezonin 2016-2017 me 25 gola të shënuar në Premier League. Ai përfundoi i dyti, pas fituesit të “Këpucës së Artë”, Harry Kane.
Ish i riu i Chelsea pati kaluar një vit nën drejtimin e Jose Mourinhos në “Stamford Bridge”, para se u shit nga portugezi në vitin 2014. Pas një huazimi fillestar tek Evertoni, pasi u bashkua me West Brom përkohësisht, në sezonin 2012-2013, Lukaku shënoi 53 gola në Premier League për “toffees” dhe 71 gola në të gjitha garat. Që nga debutimi me kombëtaren e Belgjikës në vitin 2010, ish-ylli i Anderlecht ka shënuar 20 gola në 57 ndeshje ndërkombëtare.