Manchester City është e gatshme që t’i bëjë një ofertë prej 100 milionë eurosh mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar.
Skuadra angleze ka qenë e interesuar edhe gjatë verës së kaluar që ta përvetësojë futbollistin 24 vjeçar, mirëpo ishte Skriniar ai i cili ka refuzuar ofertën, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndër skuadrat e interesuara që të nënshkruajnë kontratë me mbrojtësin Skriniar është edhe Real Madrid.
Tani mbetet të shihet nëse shuma prej 100 milionë eurosh do t’ia ndërrojë mendjen sportistit sllovak.