Shkup, 15 nëntor 2018 – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski sot në takim me euokomisaren për ekonomi digjitale dhe shoqëri Marija Gabriel e prezantoi idenë dhe gatishmërinë e Maqedonisë që të kyçet drejt nismës për korridorin ndërkufitar 5G për autostrada, që paraprakisht ishte nënshkruar nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Eurokomisarja Gabriel e mbështeti gatishmërinë e Maqedonisë dhe ka ofruar ndihmë të plotë nga Komisioni Evropian për realizimin e kësaj ideje, kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së RM-së.
Në takim Mançevski me Gabriel, në të cilin ka marrë pjesë edhe drejtpri i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Jovan Despotovski, që po mbahet në suaza të Startup Summit 2018, në Sofje, Bullgarim është biseduar për më shumë tema nga fusha e digjitalizimit të Maqedonisë dhe bashkëpunim midis shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Mançevski dhe Despotovski e kanë prezantuar konceptin e parkut shkencoro-teknologjik që është në fazën finale të përgatitjes, ndërsa komisarja evropiane Gabriela ka shfaqur interesim që në fillim të vitit të ardhshëm ta vizitojë dhe në këtë mënyrë ta mbështesë atë koncept.
“Komisarja evropiane Maria Gabriel, e përsëriti rëndësinë nga bashkëngjitja e Shqipërisë dhe Kosovës, ndaj marrëveshjes të nënshkruar midis Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, për uljen e çmimeve në roaming, që më tej do të arrijë në heqje të plotë të çmimeve në roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2021”, informon MSHIA.