Manastir, 29 gusht – Teknologjitë e reja duhet masivisht të vendosen edhe në miniera, ndërsa ESM dhe REK Bitola si kompani shtetërore kanë mundësi, por edhe për obligim të jenë liderë në vendosjen e teknologjive të reja, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në festimin e sotëm të ditës së minatorëve në REK Bitola.
Mançevski përkujtoi se mbështetja qeveritare për minatorët dhe minierat është e madhe dhe e dukshme dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
“Në vend ka rreth 100 miniera aktive dhe kjo e bën këtë degë të jetë një prej shtyllave kryesore në ekonominë tonë. Me qëllim të mbështetjes së minierave, Qeveria ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për përmirësimin e kushteve për punë, ndërsa në REK Bitola, që nga fillimi i mandatit tonë punojmë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të dukshme për kombinatin, Publikisht e konfirmoj mbështetjen për planet investuese në REK Bitola me çka do të mundësohet sistem stabil investues në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ministri Mançevski para minatorëve të Manastirit.
Sipas Vasko Kovaçevski, drejtor i përgjithshëm i ESM, investimet në kombinatet mundësojnë prodhim më efikas të energjisë elektrike.
Në 8 muajt e para në REK Bitola B llok-1 ka dorëzuar 699.026 megavatë orë ose 110 për qind nga planifikimi, Bllok-2 ka dorëzuar 88.743 megavat orë ose 122 për qind nga planifikimi dhe Bllok-3 ka dorëzuar 672.355 megavat orë ose 116 për qind nga planifikimi, informon drejtori i kombinatit, Zlatko Qurçievski. (koha.mk)