Mançevski: Të tërhiqen të afërmit e funksionarëve edhe nga pushteti edhe nga opozita

Shkup, 21 shkurt – Zgjidhje urgjente për tejkalimin e problemit me nepotizmin gjatë punësimeve është që menjëherë të tërhiqen të punësuarit të cilët janë të afërm të funksionarëve të pushtetit të tanishëm por edhe të atëhershëm, vlerësoi sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski.

“U bëj thirrje të gjithëve si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, theksoj edhe shumë mijëra nga opozita. Të gjitha të dhënat, edhe për njërën palë edhe për tjetrën do t’i parashtrojmë në Komisionin Shtetëror për Parandalim me Korrupsionin”, njoftoi Mançevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në pres konferencën për ligjin e ri për mbikëqyrje të inspektimit.

I pyetur pse në dy vitet e fundit nuk kanë alarmuar për punësimet e personave të afërm me funksionarët e pushtetit të mëparshëm, Mançevski tha se me vjet më pas kanë reaguar dhe kanë publikuar këto lloj informatash, mirëpo opinioni nuk ka qenë aq i zëshëm, ndërsa nuk kanë reaguar as funksionarët, as Komisioni për Antikorrupsion.

“Ne në opinion vitet e fundit kemi reaguar dhe dhënë informata për njerëz të afërm dhe farefis të opozitës së tanishme, ndërsa pushteti i atëhershëm. Të jem i sinqertë opinioni më parë nuk ishte kaq i zëshëm dhe nuk kishte reagime të funksionarëve të atëhershëm. Prej atëherë ka kaluar kohë, as ata nuk kanë marrë hapa, as Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i cili ekzistonte atëherë, dhe më pas një kohë nuk ekzistonte. Mirëpo, tani ekziston dhe shpresoj se përfundimisht do të marrë hapa, do t’i shohë të gjitha kyçjet reale në të cilat kemi dhënë shembuj konkret, mirëpo do t’i parashtrojmë sërish nëse eështë e nevojshme dhe se do të marrë hapa për të gjithë njësoj”, tha Mançevski.

Pas reagimeve në opinion për nepotizëm kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje që të tërhiqen personat e afërm të funksionarëve që janë punësuar. Lajmëroi edhe se do të bëjnë analiza për të gjitha punësimet e këtilla dhe se problemi do të zgjidhet me ndihmën e sektorit civil. Me ligjin për shërbime të larta drejtuese që është në përgatitje duhet të ndryshohet mënyra e përzgjedhjes së personave në pozita të larta në administratë me përfshirjen e sektorit civil dhe universiteteve në komisione që do të kryejnë përzgjedhje dhe vlerësimin me pikë të kandidatëve.

“Të jem i sinqertë, problemi është aty, në shërbimin drejtues, nëse drejtuesi nuk pajtohet për diçka kjo nuk do të ndodhë nuk do të mund të bëhet presion. Fillojmë nga lart dhe ky parim do të vazhdojë edhe më tutje”, deklaroi ministri Mançevski. (koha.mk)