Shkup, 22 shkurt – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançeski sot në lidhje me pagesën e shkallës së karrierës, rekomandoi që institucionet të cilat munden menjëherë t’i paguajnë këto mjete për të punësuarit, këtë ta bëjnë, ndërsa ato institucione ku kjo nuk është e mundur të bëhet menjëherë, të merren vesh me të punësuarit për dinamikën e pagesës.
“Kishim konkludim në Qeveri ku jepet rekomandim deri te institucionet dhe të punësuarit të ulen dhe të merren vesh për dinamikën e pagesës së këtyre mjeteve. E kuptojmë se njerëzit u liruan dhe filluan t’i kërkojnë të drejtat e tyre, por gjithashtu kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre sepse brenda natës në të gjitha institucionet nuk do të mund të paguhen këto mjete. Në disa institucione bëhet fjalë për harxhime në lartësi prej 10 për qind nga buxheti i institucionit dhe është serioze ngarkesa që duhet ta ndërmarrin institucionet”, tha Mançevski.
Ai shtoi se aspak nuk kanë dhënë udhëzime për marrëveshje bllanko dhe se do kontaktojnë me Sindikatën e AOGJSH-së që të reagohet në mënyrë adekuate.
Sindikati i AOGJSH-së dje në konferencën për media shpalosi se në disa institucione të punësuarve u jepen marrëveshje bllanko për vërtetimin e shkallës së karrierës, ndërsa në disa tjera aspak nuk jepen marrëveshje.