Shkup, 3 nëntor – Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Damjan Mançevski qëndron për një vizitë zyrtare në Montreal, Kanada, ku ka marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Praktikat më të mira për transfertë efektive dhe demokratike të pushtetit ekzektuiv.
Fokusi i ngjarjeve janë sfidat me të cilat ballafaqohen shtetet dhe përkrahja e nevojshme gjatë transfertës efektive të pushtetit ekzekutiv që pason pas zgjedhjeve demokratike.
Mançevski, siç informojnë nga Ministria dikasteriale, ka pasur fjalim në sesion panelin e kushtuar themeleve të komunikimit efektit gjatë tranzicionit të pushtetit ekzekutiv dhe në panel sesionin “Krijimi dhe ruajtja e koalicioneve në kontekst të periudhës së tranzicionit”.
Duke folur për parimin e transparencës në punë Mançevski i paraqiti mjetet të cilat i ka në dispozicion Qeveria, siç janë pres-konferencat e rregullta, publikimi i rendit të ditës nga seancat qeveritare, mjetet për shpenzimet e funksionarëve, heqjen e reklamimeve qeveritare, publikimi i detyrueshëm i dokumentit 21 në ueb faqen e institucioneve…
Simpozimi ndërkombëtar është përkrahur nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, Fondacioni Pjer Eliot Trudo dhe Instituti Kombëtar Demokratik.