Shkup, 12 qershor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski apeloi deri te Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekokogji, me të cilin kryeson VMRO-DPMNE, të punojë pa ndalesë dhe për çdo ditë derisa nuk përfundon debati i amendamenteve për Propozim ligjin për shërbime mediaike audio dhe audiovizuale, dhe i bën thirrje opozitës të harrojë në lojërat e ngushta partiake dhe ta vendosë interesin e qytetarëve në vend të parë.
“Nuk jemi kundër debatit për amendamentet, por duhet të përfundojë në një kohë të arsyeshme. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër debatit publik, gjegjësisht paraqitje publike të kandidatëve për anëtarë të Këshillit programor të RTM-së dhe të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale”, tha Mançevski në konferencln e sotme për shtyp në Qeveri dhe shtoi se po bëjnë gjithçka që vetëm të vazhdojë mandati i udhëheqësve aktual në RTM dhe ASHMAA nga ku një pjesë e madhe janë anëtarë partiakë dhe funksionarë të lartë partiak të tanishëm dhe të mëparshëm në VMRO-DPMNE.
Ai theksoi se tashmë katër muaj opozita me debate të pafundshme lidhur me amendamentet e parashtruara e frenon miratimin e ligjit për media.
“U mbajtën gjashtë seanca të Komisionit ku arritëm të kalojmë vetëm shtatë komandante, ndërsa na mbesin edhe 67. me këtë dinamikë ligji do të miratohet për 2,5 vjet nga tani”, tha Mançevski.
Ai theksoi se edhe më shqetësuese përmbajtja e amendamenteve. Në ndryshimet, theksoi, propozohet që programi i obligueshëm i RTM-së me produksion vendor të ulet nga 50 për qind të tanishmet në 40 për qind, ndërsa në amendamentet VMRO-DPMNE kërkon edhe ulje edhe rritje dhe propozon të ketë prej 30 deri në 70 për qind në shtatë amendamente të ndryshme.