Podgoricë, 13 shtator – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, nga Podgorica porositi se faji për servisin publik të jo reformuar duhet të kërkohet te opozita.
Mançevski, i cili në mëngjes në panelin e dedikuar në lidhjet mes medieve dhe politikës në konferencën e Komisionit Evropian në Mal të Zi, deklaroi se situata në TVM është “ekstremisht e keqe” dhe se “sqarim i vetëm për këtë është opozita”.
“Ne jemi të vetëm në këtë luftë dhe nevojitet që të bëhet presion i vazhdueshëm, tha ai, dhe përkujtoi se servisi publik i Maqedonisë është “servisi i vetëm publik në botë nën presionin e opozitës”, që është konfirmuar edhe nga ana e Reporterë pa kufij në raportin e fundit të tyre.
Ai theksoi se shteti ndan shuma milione për servisin publik për produkt jocilësor dhe parashtroi pyetje deri te opinioni që të vendosin se a dëshirojnë servis publik të fuqishëm ose të dobët.
Shkaku për bllokimin në TVM, thotë, është që kryetari i Komisionit kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime Ilija Dimovski, nuk e thirr seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillit programor të TVM-së. Ky këshill pastaj zgjedh drejtor.
“VMRO-DPMNE-ja kërkon tregti politike mes LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së që të ketë atje përfaqësues politikë edhe në TVM edhe në ASHMAA. Nuk do të lejojmë asnjëherë të përsëritet e njëjta, nëse duhet do të presim edhe pak, por duhet ta nxjerrim procesin siç duhet që ta fitojmë rezultatin e dëshiruar”, deklaroi Mançevski për gazetarët pas kësaj ngjarje.
Gazetarët e porositën se i takon pushtetit që të dalë me vendime alternative dhe plan B siç këtë e bëri për shembull për Prokurorinë Speciale Publike, megjithatë ministri vlerëson se çfarëdo lloj ndryshimesh në ligj do të zgjatnin shumë më gjatë dhe se pushteti dëshiron të veprojë sipas rregullave ekzistuese.
“Nuk pajtohem që të bëjmë ndryshime në dorën tonë për tema të tilla, duheshin tri vite që ta përgatisim, hapja e ligjit do të zgjasë shumë më gjatë se sa të gjithë bashkë insistojmë që të kalojë në Kuvend. Dhe që të ndryshohet diçka në shtet në përgjithësi nuk mund të presin qytetarët që Qeveria të bëjë gjithçka. Duhet të ndryshojmë të gjithë. Që të ketë ndryshime duhet që dy milionë persona ta ndryshojnë mënyrën e të menduarit”, tha Mançevski.
Për reformën e servisit publik, sipas tij, përgjegjësia duhet të kërkohet te opozita.
“Këtë pyetje duhet t’ia parashtroni Ilija Dimovskit, jo vetëm që ai është kryetar, por humbëm shumicën për shkak të kalimit të BESA-s në opozitë, atje është 7-6 për opozitën. Ju lutem parashtrojeni pyetjen deri te Ilija Dimovski”, tha Mançeski.
Ministri shfaqi keqardhje që nuk ekziston interes më i madh në opinion, përfshirë edhe opinionin profesional për këtë reformë, sepse kjo sipas tij do të ishte mënyra shumë më efikase dhe më e shpejtë që të nxirren ndryshimet e dëshiruara në servisin publik.
Si mbështetje për këtë temë, theksoi edhe se opinioni profesional nuk ka treguar interesim për pjesëmarrje në këshillin programor.
Ai foli edhe për problemin me dezinformatat dhe lajmet e rreme në vend, si dhe nivelin e ulët i cilësisë së prodhimtarisë mediatike. Edhe pse vlerëson se mënyra më e mirë është vetërregullimi, për momentin ato përpjekje nuk japin rezultate të mjaftueshme dhe kërkoi “me më shumë urgjencë” profesioni të veprojë me propozime konkrete.
Ai pyeti se e mjafton vetrregullimi dhe se sa kohë do të duhet që të sillen ndryshime, dhe tha se ndoshta është koha për qasje më të ndryshme, duke iu bërë thirrje shoqatave dhe organizatave mediatike që të ngrenë propozimet e tyre që të përmirësohet gjendja në skenën mediatike.