Shkup, 20 maj – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e 11-të për burime njerëzore, në organizim të Asociacionit të Maqedonisë për burime njerëzore nënvizoi se menaxhimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, është e një rëndësie të madhe për ndjekjen e proceseve globale dhe transformimit, informojnë nga MSHIA-s.
“Shfrytëzimi i potencialit njerëzor mundësohet përmes krijimit të strukturave adekuate dhe gjetjes s zgjidhjeve të cilat do t’u përgjigjen në mënyrë efikase sfidave. Në MSHIA, të vetëdijshëm për rëndësinë dhe rolin që e kanë të punësuarit në sektorin burime njerëzore për vendosjen e bazës për servis funksional publik, punojmë aktivisht në zhvillim dhe avancim të këtij profesioni. Ekzistojnë shumë përvoja të cilat servisi publik mund t’i shfrytëzojë nga privati. Nuk janë aq thjeshtë të zbatueshme, por besoj fuqishëm se do ta përmirësojnë punën edhe të sektorit publik. Në atë drejtim, në rrjedhë janë përgatitjet për ndryshime të Ligjit për nëpunësit administrativ (LNA) dhe Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (LPSP), të cilat opinionit do t’i prezantohen në fund të qershorit”, theksoi Mançevski.
Duke folur për aktivitetet të cilat MSHIA i ndërmerr në kontekst të zhvillimit të profesionit burime njerëzore, ai foli për rrjetin për burime njerëzore dhe ueb platformën e re për bashkëpunim të përmirësuar dhe komunikim.
“Në fund të vitit të kaluar, e riafirmojmë rrjetin për menaxhim me burimet njerëzore. Rrjeti paraqet platformë për komunikim, koordinim dhe bashkëpunim. Qëllimi është administrata të jetë më afër qytetarëve. Gjithashtu, rrjeti ka për qëllim të sigurojë mbështetje të politikave për sigurimin e mundësive të barabarta për të punësuarit në sektorin publik. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për kritikat të cilat u adresohen të punësuarve në administratën publike. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që ta përmirësojmë dërgesën e shërbimeve drejt qytetarëve”, tha ministri Mançevski.
Ai e potencoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe atij publik, për zhvillim të çdo fushe dhe profesioni. Vetëm së bashku mund të sigurojnë standarde gjithpërfshirëse për punë, të cilat do të kontribuojnë për bashkëpunim më cilësor dhe më efikas, ceket në kumtesën e MSHIA-s.