Mançevski: E presim kornizën negociuese nga BE, prandaj nuk guxojmë të funksionojmë me qeveri teknike dhe pa Parlament

43

Shkup, 28 maj – Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Oliver Varheji ka paralajmëruar se deri më 15 qershor e marrim korrnizën negociuese për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe do të duhet të caktohet seanca e parë ndërqeveritare. Në kushte të tilla si shtet nuk kemi luksin të funksionojmë për një kohë të gjatë pa Parlament aktiv dhe qeveri teknike, vlerësoi nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në debatin e sotëm në emisionin “Rruga drejt”.

Ai kujtoi se zgjedhjet e parakohshme u kërkuan nga opozita në tetor për shkak të bllokadës së atëhershme të rrugës sonë drejt integrimit evropian.

“Sot, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s me dritë të gjelbër për të filluar negociatat për anëtarësim në BE. Eurokomisari i BE-së, Varhei paralajmëroi se deri më 15 qershor do të kemi një kornizë të bisedimeve për fillimin e negociatave dhe do të duhet të caktohet seancë e parë ndërqeveritare. Është keq, dhe nuk di nëse është e mundur gjithë këtë proces ta udhëheq qeveria teknike pa Parlament aktiv. Këtë patjetër ta kemi parasysh, sepse nuk kemi luksin edhe gjatë kohë të qëndrojmë pa Parlament”, tha Mançevski.

Sipas tij, skenari më i mirë është që deri te data për zgjedhje të arrihet me konsensus.

Ai, madje ka theksuar se ekziston një kornizë e caktuar kohore deri kur duhet të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve.

“Gjendja e jashtëzakonshme përfundon më 30 maj dhe pastaj do të përballemi me një lloj anarkie. Pa një Parlament, me qeveri teknike dhe pa datë të zgjedhjeve është me të vërtetë e palogjikshme të vazhdojmë të funksionojmë,” shtoi Mançevski.

Comments are closed.