Shkup, 9 tetor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot mbajti fjalim në hapjen e konferencës rajonale me temë “Siguria kibernetike: Bashkëpunim dhe shkëmbim të informacioneve”, në organizim të AKE dhe Zyrës së OSBE-së në Maqedoni. Mançevski në fjalimin e tij u përqendrua në rezultatet e arritura në vitin e kaluar në kontekst të sigurisë kibernetike në Maqedoni, duke theksuar se është i kënaqur nga të arriturat e vitit të kaluar, veçanërisht që suksesi i arritur në këtë fushë ishte vlerësuar edhe nga Komisioni Evropian.
“Siç ishte publikuar, ekipi i përbërë nga persona profesionalë nga MSHIA, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e kanë hartuar Strategjinë kombëtare për siguri kibernetike 2018-2021. Pas përfundimit të këtij procesi, grupi i punës është aktivisht përkushtuar në përpilimin e Planit Veprues. Versioni i parë i punës nga Plani Veprues tashmë është publikuar në faqen e internetit të MSHIA”, informoi Mançevski.
Siç theksoi ai, në takimin e punës në Podgoricë, që u mbajt dje, sërish ishte biseduar për mundësinë dhe gatishmërinë e Maqedonisë, të jetë nikoqir i Akademisë së parë rajonale për siguri kibernetike. Mbështetjen për këtë ide Maqedonia e ka si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga komisarja evropiane për ekonomi digjitale dhe shoqëri Maria Gaberiel.
“Siguria kibernetike nuk është vetëm TI-temë. Nga këtu, për garantimin e bashkëpunimit të sigurisë është kyçe. Në periudhën e ardhshme vëmendje të veçantë do të përkushtohet edhe në përforcimin e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe publik me ngritjen e një niveli të të ri të partneritetit. Bashkëpunimi me sektorin privat do të mundësojë mjedis të sigurt për shkëmbim të informacioneve, hulumtim dhe zhvillim. Sigurim të infrastrukturës së sigurt për shkëmbim të informacioneve do ta nxisë sipërmarrësinë, ndërsa me këtë do ta mbështesë konkurrencën e të gjitha kompanive vendore dhe do t’i mbrojë investimet e tyre”, përfundoi Mançevski. Në hapjen e konferencës fjalime mbajtën edhe zëvendësambasadori i Zyrës së OSBE-së në Maqedoni, Xhef Goldstein dhe drejtori i AKE-s, Sasho Dimirijovski.