Shkup, 28 dhjetor – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot deklaroi se me ndryshimet e Ligjit për ndërmarrjet publike planifikohet të emërohen zëvendës drejtorët vetëm në ato ndërmarrje të cilat janë formuar nga Qeveria.
“Është krijuar famë e gabuar. Në ligj është propozuar të emërohen zëvendës-drejtorë vetëm në ndërmarrjet publike të cilat janë formuar nga Qeveria dhe ato janë 12 dhe dihen se cilat janë. Mendoj se është i sinqertë qëllimi që të përmirësohet puna e disa ndërmarrjeve të caktuara publike, veçanërisht duke e ditur se ato nuk funksionojnë mirë. Pjesa e madhe e këtyre ndërmarrjeve publike me të vërtetë kanë probleme serioze në punën e tyre dhe duhet maksimalisht të angazhojmë kuadër që të përmirësohet funksionimi, MSHIA është në fazë të përgatitjes së analizës horizontale funksionale dhe përgatitjen e ligjit të ri për shërbim të lartë të punës me të cilat të gjitha këto dallime në institucionet do të unidikohen dhe do të vendoset rend. Ajo analizë do të tregojë nëse ky është propozim i mirë ose jo”, deklaroi Mançevski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Njëri prej qëllimeve të ligjit, siç theksoi Mançevski, është që të zgjidhet zëvendës-drejtor dhe të fshihen ndihmës të drejtorit.
Në ndërkohë, Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM) sot kërkoi tërheqje urgjente të ndryshimit të parashtruar të Ligjit për ndërmarrje publike.