Shkup, 11 mars – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski sot u takuan me zëvendësdrejtorin e Partneritetit të hapur qeverisës nga zyra në Uashington, SHBA, Xho Pauel.
Në mbledhje, siç kumtuan nga Sekretariati i Përgjithshëm, ministri Mançevski është kthyer drejt aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të të dhënave të hapura si parakusht bazë për bashkëpunim midis institucioneve dhe qytetarëve.
“Për momentin i kemi 190 sete të hapura të të dhënave nga më shumë se 40 institucione. Ky është vetëm fillimi, dhe numri i të dhënave vazhdimisht rritet. Institucionet bëhen të vetëdijshme për rëndësinë e hapjes së të dhënave, ndërsa bizneset, organizatat qytetare, mediumet gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë këto të dhëna që u janë në dispozicion”, ka theksuar ministri Mançevski.
Ministri Popovski e ka paraqitur paketën e masave që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka ndërmarrë për zhvillimin e konceptit “Qeveri e hapur”.
“Sfida më e madhe ishte që të hapen institucionet. Jo vetëm që i bëmë të disponueshme për qytetarët informatat për punën e Qeverisë, por edhe po krijojmë sistem të kritereve për çdo pushtet të ardhshëm. Përfaqësuesit e organizatave qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të kyçur në krijimin e strategjive, ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve dhe monitorimin e implementimit të tyre, me qëllim që të kemi proces më të suksesshëm dhe më gjithëpërfshirës”, kë thënë Popovski.
Paueli konsideron se Qeveria është lider në rajon nga aspekti i Partneritetit për qeverisje të hapur. Sipas tij, Plani i veprimit i miratuar vitin e kaluar, ka masa konkrete dhe prandaj ekziston mundësia për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes që PHQ-ja do ta sigurojë për Maqedoninë e Veriut.
“Kjo është vizita e parë e përfaqësuesve të lartë të PHQ-së këtu, nga formimi i PQH-së në vitin e 2011. Duam që suksesin që Maqedonia e Veriut e ka arritur të jetë inkurajim dhe ju të jeni lider për vendet e tjera nga rajoni”, ka theksuar Pauel.
Zëvendësdrejtori Xho Pauel dhe delegacioni i tij janë për vizitë në vend në kuadër të javës globale të Partneritet të hapur qeverisës. Me këtë rast, MSHIA organizon ngjarje publike “Ku jemi dhe hapat vijues në kuadër të Partneritetit të hapur qeverisës” që do të mbahet më 12 mars të vitit 2019 në Klubin e deputetëve.