Dispozitat joprecize nga ligjet në të ardhmen të mos jenë shkak për dënime të pamerituara dhe subjektive, ndërsa duhet përshëndetur paralajmërimet se kompanitë nga inspektorët një herë do të marrin vërejtje para sanksionit, porositën biznesmenët nga Lidhja e Odave Ekonomike në info sesionin e sotëm dedikuar propozimeve për ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese.
“Në praktikën e deritanishme pamë se janë lënë mjaftueshëm lëmi që të rregullohen të cilat duhet të precizohen me çka do të largohej dyshimi për subjektivitet në mbikëqyrjet inspektuese dhe si ndërmarrjet të lirohen nga stresi i përditshëm i shkaktuar nga inspeksionet” , deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.
Duhet, siç tha, të gjendet formë adekuate ligjore me të cilën do të minimizohej faktori njeri gjatë mbikëqyrjes inspektuese të cilat kompanitë do t’i dinin dhe do të tentonin dhe t’i vetërregullojnë para se t’iu vijë cilido kontroll.
Në kuadër të këshillit inspektues punojnë 25 shërbime inspektuese, ndërsa kompanitë, siç tha Arsovska, më shpesh “përplasen” me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, inspektoratin e punës, të tregut dhe atë sanitar.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski potencoi se me ligjin e ri vendoset vërejtje për firmat para masave represive, si përmbushje e betimit deri te kompanitë se nuk do të dënohen menjëherë.
“Dënimet dhe inspektimet nuk duhet të jenë mekanizëm për mbushjen e buxhetit”, potencoi Mançevski.
Ai shtoi se do të sigurohet parashikim më i madh për kompanitë me detyrim për të gjitha shërbimet inspektuese të dorëzojnë listën e kërkesave deri te firmat para se të vinë inspektorët që të mund të përgatiten.
Të rejat nga ligji duhet të ndihmojnë edhe për uljen e ekonomisë gri, si problem primar që rregullisht evidentohet në raportet të cilat përgatiten në kuadër të projektit të USAID-it “Partneritet për biznes rregullativë më të mirë”. Shumë nga firmat, veçanërisht ato të voglat, ishin mjet i dënimeve për shkak të asaj se nuk ishin të vetëdijshëm se disa ligje kanë të bëjnë për punën e tyre.
Sipas Lubomir Dimovskit, drejtor projektues i projektit “Partneritet për biznes rregullativë më të mirë”, është për tu përshëndetur që për herë të parë bëhet fjalë për vërejtje, e jo për ndëshkim.
Ministri Mançevski përsëriti edhe se 1000 inspektorët e punësuar nuk mjaftojnë që të përgjigjen në nevojat, për çka në periudhën e ardhshme do të ketë punësime. Ligji parasheh edhe lehtësime të kritereve për marrjen e statusit të inspektorit sepse procedura e tanishme e ndërlikuar ka kontribuuar që ky profesion të mos jetë atraktiv.