Mançester Junajtedi është duke shprehur interesim për mesfushorin e Interit, Zhoao Mario. Trajneri i “djajve të kuq”, Hoze Murinjo dëshiron që të ketë bashkëkombësin nën urdhrat e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Mario i është bashkuar Interit në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Sportingu. Sidoqoftë, portugezi nuk ka arritur që përmbushë pritjet e klubit italian dhe Interi është i gatshëm që të dëgjojë ofertat për futbollistin. Është raportuar se Mançesteri i ka ofruar klubit zikaltër një shkëmbim kokë më kokë mes Huan Matas dhe Marios. Por, Interi nuk është edhe aq i bindur për Matan dhe do të preferonte më shumë Henrikh Mikitarianin. Nëse gjigandi anglez do të pajtohej që në marrëveshje të përfshihej reprezentuesi armen, atëherë rruga drejt një marrëveshje të mundshme do të jetë e hapur.