“Don Balon” ka shkruar se Mançester Junajted do të bëhet skuadra tjetër në merkato që do të imitojë Paris Sen-Zhermen, duke e përqendruar merkaton te një shpenzim i madh, për një futbollist të vetëm. Pasi ka blerë Pol Pogba për 100 milionë euro, kur Hoze Murinjo mori drejtimin e ekipit, “djajtë” po bëhet gati ta shpenzojnë këtë shifër gjatë verës së ardhshme. Objektivi i tyre kryesor është 21-vjeçari i Real Madridit, Marko Asensio.
“Vetëm Messi e ka të majtën më të mirë se Asensio” – ka thënë trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, për lojtarin që ka shënuar katër gola në tetë ndeshje për “Los Blancos” në këtë sezon. Mbetet për t’u parë nëse Reali do të privohet nga futbollisti që ka në kontratë deri në vitin 2021 dhe nga shumë specialistë konsiderohet se sulmuesi i ardhshëm i “Los Blancos”, për dekada me radhë. Një gjë është e sigurt, sipas ‘”Don Balon”, Junajted do të telefonojë Realin për Asension.