Mançester Junajtedi dominon shitjen e fanellave në Britaninë e Madhe me yjet e tyre Pol Pogba dhe Romelu Lukaku. Sipas “Sports Direct” këtë verë yje si Kristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Nejmar, kanë shitur më pak fanella në ishull. Lojtari i ri i Njukasëll dhe Skocisë, Met Riçi, edhe pse nuk ka thyer ndonjë rekord botëror është i 13-ti me shitjen e fanellave.
Pogba dhe Lukaku udhëheqin listën me Markus Rashfordin që është në top pesë. Eden Hazard është i treti, ndërsa Aleksandre Lakazette i katërti. Lionel Messi është i teti, ndërsa Ronaldo dhe Nejmar, ndajnë pozitat e 15-të dhe 18-të. Aleksis Sançez nuk e ka zbehur popullaritetin te Arsenal edhe pse kërkonte largimin, duke u renditur i 22-ti, ndërsa Xhon Terri me Aston Villan është i 21-ti. Mesut Ozil është i 20-ti për shitjen e fanellave në ishull.