Manastir, 15 prill – Partitë opozitare BESA dhe ASH sot së bashku me kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, kanë mbajtur takim me qytetarët e Manastirit. Lideri i Besës, Bilall Kasami, theksoi se koncepti i Blerim Rekës është më i miri, sepse ka të bëj me vlerat e BE-së dhe në thelb ka “Republikën për të gjithë”, raporton gazeta KOHA.
Më tej, Kasami tha se Manastiri ka qenë shembull i rezistencës shqiptare, pavarësisht gjitha përpjekjeve të sistemit shtetëror për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri.
“Manastiri çdoherë ka qenë shembull i rezistencës shqiptare dhe për këtë arsye ne nuk iu harrojmë asnjëherë. Pa dyshim se ka pasur përpjekje për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri, por popullata e kësaj ane ka ditur të rezistoj fuqishëm”, përfundoi Kasami. Nga aty, Kasami porositi që më 21 prill të votohet Blerim Reka, pa dallim përkatësia etnike dhe fetare. (koha.mk)