Manastir, 22 maj – Ditë më parë në Teatrin Kombëtar – Manastir, u festua ditëlindja e parë e veprës “Të ndryshme, megjithatë të njëjta” nga Angela Pandovska dhe Besjona Jusufi. Ato një vit më parë publikuan librin e tyre me të njëjtin titull, i cili është shkruar në gjuhën maqedonase dhe shqipe, për të treguar të gjitha ngjashëm ndërmjet njerëzve, ku paragjykimi dhe diskriminimi do të ngelen vetëm në të kaluarën, raporton Koha.mk
“ Një vit më parë, me anë të kësaj vepre treguam që të gjithë njerëzit në këtë planet janë të njëjtë për shkak se i njoftuan me termat miqësi dhe dashuri, kurse diskriminimi dhe paragjykimet ngelën vetëm nga e kaluara. Sonte ne festojmë ditëlindjen e parë të librit tonë, përmes një shfaqjeje që kishte një karakter humanitar. Ende nuk kemi vendosur se ku do të shkojnë këto fonde, por ne ende mendojmë se do të bëjmë një zgjedhje të mirë”, deklaroi Angela Pandovska.
“Ne kemi punuar shumë për këtë shfaqje për 3 muaj. Ideja ishte e Angelës, e cila organizoi pa u lodhur të gjithë pjesëmarrësit. Sonte marrin pjesë me paraqitja e tyre edhe Ansambli Folklorik Manastiri (ФА БИТОЛА) SHKA Bashkimi me koreografi dhe veshje, treguan kulturën dhe traditat. Shfaqja për fat të keq nuk ishte në gjuhë në dy gjuhë, por ka pjesëmarrës të cilët janë nxënës shqiptar “, u shpreh Besjona Jusufi, transmeton Koha.mk
Organizatorët shprehën mirënjohës për mbështetjen nga Qendrën Kulturore Rinore (QKR), po ashtu edhe për mbështetjen nga kryetarja e komunës së Manastirit Natasha Petrovska, drejtoreshës të shkollës së mesme “Josip Broz Tito” – Manastir, Fanija Naumovska, profesorit për gjuhë maqedonase dhe letërsi, si dhe dramë, Nikolla Trajkovski, foto studioja “Ilço”, Porta Jazz, si dhe të gjithë mësuesit dhe drejtorët që kanë mundësuar bashkëpunimin. (koha.mk)