Manastir, 62 shoferë gjobiten për tejkalim të shpejtësisë

Janë gjobitur 62 shoferë në territorin e SPB-së Manastir të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar. MPB njoftoi se kontrolli është kryer sot nga ora 14:00 deri në orën 18:00.

Nga numri total i drejtuesve të mjeteve të sanksionuar, 48 kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara  dhe 14 jashtë vendeve të banuara.

Ndaj të gjithë shkelësve janë lëshuar parashtresa përkatëse.

Advertisements