[adning id="476476"]

Manaj prezantohet te Spezia

14

Pas një vere “magjike” në ndeshjet përgatitore me Barcelonën, Rey Manaj u rikthye në Itali, këtë herë për të veshur fanellën e Spezias, ku do të qëndrojë një sezon në huazim.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare bëri prezantimin zyrtar me klubin ligur, ku ndër të tjera zbuloi se mund të kishte qëndruar edhe në “Camp Nou”, teksa pritet të jetë gati që për ndeshjen e radhës në kampionat.

“Mund të kisha qëndruar edhe te Barcelona, pasi kisha miratimin e trajnerit Koeman, por më tërhoqi sfida që të vij e të luaj këtu te Spezia. Dua të luaj rregullisht dhe të ndihmoj skuadrën, ndaj jam në dispozicion të trajnerit që për ndeshjen e radhës”, deklaroi sulmuesi lushnjar.