Rei Mana u duk se do të rikthehej te Albasete edhe një herë në nivelin që ishte dikur duke firmosur edhe me skuadrën e Interit. Me Albaseten, ai arriti të shënonte rregullisht madje duke ngjallur edhe shumë interes teksa gjeti rrugën e rrjetës edhe me Kombëtaren.
Megjithatë, sjellja e tij është problematike dhe pak javë më parë ai u përjashtua nga klubi. Stërvitja për Manajn ishte e diferencuar teksa nuk grumbullohej më për ndeshje. Pavarësisht kësaj, Manaj u grumbullua sërish në Kombëtare duke luajtur e shënuar kundër Andorrës.
Me klubin e Albasetes, Manaj ka luajtur për herë të fundit në datën 20 tetor dhe më pas nuk është grumbulluar më. Pas përjashtimit, për Manajn erdhi një dëmtim në palestër gjatë stërvitjeve dhe sërish mungoi në dy ndeshje por duket se problemet për të kanë përfunduar dhe Manaj ka rinisur stërvitjen me skuadrën. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat që luhet të premten.