Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka lumturuar jashtë mase një djalosh, teksa i dhuroi fanellën e tij në fundin e ndeshjes ndaj Alkorkornit. Tifozi nuk i mbajti lotët në këto momente dhe u surprizua jashtë mase nga dhurata e Manajt. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as medias spanjolle “masquealba” që ka publikuar foton e shqiptarit dhe momentin kur djaloshi që ndodhej në stadium së bashku me të atin, shpërthen në lot.
“Lotë për fanellën e Manajt. – Rei Manaj i dhuroi fanellën këtij djali, i cili nuk i mbajti dot lotët në momentin që mori këtë dhuratë”, shkruan “masquealba” në përshkrimin e fotos.
Manaj e nisi nga stoli sfidën e djeshme ndaj Alkorkornit që u fitua nga Albasete me rezultatin 2-1. Lushnjari zuri vendin e Ortunos në minutën e 78-të. Me fitoren e djeshme, Albasete u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 30 pikëve, 3 me pak se kryesuesit e Alkorkornit.