Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rej Manaj u transferua këtë verë përfundimisht te skuadra spanjolle e Albasetes, që militon në Sekunda Division. Ish futbollisti i Interit e nisi menjëherë me gol aventurën e tij te skuadra spanjolle, pasi shënoi që në takimin e parë, të luajtur mes Albacetes dhe Deportivo La Korunjës. Manaj u aktivizua në minutën e 76, vetëm pesë minuta pasi Deportivo kishte kaluar në avantazh dhe trajneri i Albasetes kërkonte golin e barazimit. Në minutën e 85-të, arbitri akordoi një penallti të çuditshme për vendasit, që u pasua me protesta të shumta dhe karton të kuq për danezin Krohn-Dehli, por sulmuesi lushnjar u tregua i ftohtë dhe i saktë para portierit mik, duke shënuar golin e barazimit. Sfida përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Manaj bëhet lojtari që shënon golin e parë për Albaseten në këtë sezon të ri, me shpresën se do të shënojë edhe shumë të tjerë në vijim.