Uashington, 7 shkurt – Ish shefi i fushatës së Donald Trampit, Pop Manofort mund ta kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, nëse sot dënohet për akuzën për mashtrime tatimore dhe bankare.
Manafort, i cili muajin e ardhshëm do të mbush 70 vjet, u akuzua në gusht pas pesë akuzave për mashtrim tatimor, dy për mashtrim bankar dhe një sepse nuk ka paraqitur se posedon llogari në një bankë jashtë vendit.
Nëse Gjykata në Virxhini sot e shpall fajtor, ai mund të dënohet prej 19 deri 24 vjet burg. Avokatët e tij apelojnë për dënim më të butë për shkak gjendjes së tij të keqe shëndetësore pas nëntë muajve të kaluar në burg.
Presidenti i SHBA-së mund ta fal vetëm lidhur me veprat penale federale, ndërsa për shkeljet e ligjeve të shtetit federalë Nju-Jork, Manafort nuk mund të falet nga presidenti.