Manchester United ka qenë me fat që ka shpëtuar me një barazim pa gola në fushën e Sevilla-s tri javë më parë. Por ata do të paraqiten mbrëmjen e së martës në “Old Trafford” si favorit për ndeshjen e kthimit ë 1/8-ve kundër spanjollëve, me këta të fundit që nuk kanë një ecuri të mirë në ndeshjet e luajtur në transfertë. Skuadra e Jose Mourinho-s ka marrë tri fitore të njëpasnjëshme pas barazimit në “Sanchez Pizjuan”. Dy nga ato kanë ardhur kundër dy peshave të rënda të Premier League, si Chelsea dhe Liverpool, ndërsa tjetra ka qenë një fitore me përmbysje kundër Crustal Palace. Këto rezultat i kanë bërë mirë moralit të ekipit në një periudhë të shoqëruar më kritika të shumta ndaj trajnerit portugez dhe Paul Pogba. Sevilla, nga ana tjetër, do të shkojë në “Old Trafford” pas humbjes 2-0 të pësuar në shtëpi kundër Valencia-s të shtunën. Ajo ka qenë edhe humbja e tyre e dytë në katër ndeshjet e fundit që ka çuar ekipin e Vincenzo Montella 11 pikë larg zonës Champions League në kampionatin spanjoll. Për më tepër, nuk do të jetë e lehtë për ish-trajnerin e Milan të motivojë skuadrën e tij, që kanë një ecuri shumë të keqe në ndeshjet e luajtura në transfertë.
Shifra dhe Fakte
– Takimi 21 shkurtit të kaluar, i luajtur në “Ramon Sanchez Pizjuan” dhe i mbyllur në barazim 0-0, ka qenë ndeshja e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave.
– Ecuria e Manchester United kundër klubeve spanjolle në kompeticionet e UEFA-s (51 ndeshje) është: 13 fitore, 21 barazime dhe 17 humbje.
– United ka marrë 9 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje në 23 ndeshjet euorpaine që ka luajtur në shtëpi kundër skuadrave spanjolle.
– Sevilla ka marrë 5 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje në 15 ndeshjet e luajtura kundër skuadrave angleze.
– Në ndeshjet e luajtura në Angli, Sevilla ka regjistruar 3 barazime dhe 3 humbje.