Shkup, 9 shkurt – Mamografia është mjet i cili duhet të shfrytëzohet me qëllim të zbulimit të kancerit në gji dhe me këtë në kohë të intervenohet që të shpëtohet jeta e gruas, kështu mendon profesori suedez Lasllo Tabar, i cili sot në Shkup ka ligjëratë para rreth 90 përfaqësuesve nga mjekësia nga Maqedonia dhe rajoni. Sipas tij, në më shumë studime ndërkombëtare është konfirmuar se me skriningun zvogëlohet vdekshmëria te gratë dhe me rëndësi është që ai të shfrytëzohet që sëmundja të zbulohet që në fazën e hershme dhe trajtimi të jetë i suksesshëm. “Nga fillimi i skrining programit në Suedi janë thirrur gra të moshës midis 40 dhe 74 vjet në interval prej dy viteve. Në studimet u konkludua se është zvogëluar vdekshmëria prej 40 për qind, ndërsa sot me teknologjinë e re dhe me zvogëlimin e intervalit midis mamografive në një vit, vdekshmëria nga kanceri në gji është zvogëluar në 50 për qind”, deklaroi Tabar. Në lidhje me Maqedoninë, Tabar konsideron se shteti lëviz në drejtim të duhur, por ajo që është më e rëndësishme, sipas tij, është edukimi i kuadrit mjekësor prej një viti, gjegjësisht si të njihet karcinomi që në fazën e hershme dhe nga ana tjetër edukimi i grave të cilat duhet të informohen për këtë sëmundje. Mamografia është zbuluar në vitin 1977. Në fillim në tetë studime ndërkombëtare është konfirmuar se me skriningun zvogëlohet vdekshmëria te gratë.