Shkup, 11 gusht – Trajneri i i Neftchi, kundërshtarit të skuadrës së FC Shkupi, Fuzuli Mammadov ka komentuar shortin e raundit të parë kualifikues të Europa Leagu. Ai mes tjerash ka thënë se epërsia kryesore e ekipit të tij është që luajë në shtëpi. “Secili kundërshtar është i rrezikshëm. Është e vërtetë se Shkupi mundë të duket si kundërshtar më i dobët në letër duke e krahasuar me skuadrat tjera. Por, përparësia jonë e vetme është se luajmë në shtëpi. Ne duhet të përgatitemi në mënyrë të veçantë për kundërshtarin tonë. Lojtarët tanë duhet të jenë shumë sy çelë për këtë ndeshje. Nuk ka mundësi për gabime dhe nuk duhet të jemi të relaksuar. Në veçanti nuk guxojmë të bëjmë gabime në mbrojtje, pasi besimi i rrugëtimit është në ndeshje. Sigurisht që duhet edhe të sulmojmë, por duke mos harruar mbrojtjen. Çdo gabim në mbrojtje ose në qendër do ta na dërgojë në dështim. Duhet të luajmë me mençuri dhe të fitojmë”, deklaroi Mammadov.
Ndeshja mes Neftchi dhe Shkupi do të zhvillohet në 27 gusht në “Bakcell Arena” të Bakut në Azerbajxhan.