Mama mia! (FOTO)

Një vajzë bindi nënës e saj që të ishte pjesë e një sesioni fotografik topless, në serinë e radhës të programit televiziv “sMothered”, që transmetohet në SHBA. Sandra McCoy 45-vjeçe, pranoi që t’i bashkohej së bijës 21-vjeçare Mariah për fotografitë ku fillimisht shfaqeshin të veshura me xhinse, por shumë shpejt dyshja doli me rroba banje e në fund topless.

Në show-n ku protagoniste janë nënë e bijë, të cilat lidhjen mes tyre e çojnë në ekstrem, edhe vetë fotografi u shpreh i habitur për këtë fotosesion.

“Është disi e çuditshme. Kam bërë foto të motrave, kushërirave, mikeshave, por nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend që një nënë dhe një vajzë do të donin të bënin një fotosesion seksi së bashku”, tha ai. Vetë nëna e 21-vjeçares tha: “Përpara se të vija në studio isha shumë e nervozuar, por tani që jam përpara kameras është një ndjesi e mrekullueshme”.