Florent Malouda nuk është caktuar kurrë për të ekzekutuar penalltitë gjatë gjashtë viteve që ka luajtur me Chelsea dhe duke parë këto pamje filmike kuptojmë përse. Francezi është kandidat për të fituar çmimin e penalltisë më të keqe të vitit 2016, duke rivalizuar me penallti si ajo e Simone Zaza kundër Gjermanisë në Euro 2016. Ekzekutimi “makabër” i Malouda ndodhi në gjysmëfinalen e kampionatit indian të futbollit, në ndeshjen me Delhi Dynamo dhe Kerala Blasters. Koha e rregullt u mbyll 2-2, 30 minutat e shtesës nuk prodhuan gola dhe gjithçka shkoi me penallti. Maluda humbi në mënyrë trashanike 11-metërshin e parë të skuadrës së tij duke e çuar topin në qiell…