Berlin, 14 nlëntor 2018 – Eurokomisarja për tregti Sesilia Malmstrom e paralajmëroi SHBA-në se Brukseli do t’i konsiderojë të gjitha doganat shtesë për import të automobilave si “akt armiqësor”.
Ajo këtë e deklaroi në intervistë për gazetën gjermane “Cajt”, duke shtuar se nëse presidenti Donald Tramp “e realizon këtë kërcënim afatgjatë, BE-ja do të përgjigjet”.
Intervista u publikua vetëm disa orë para se Malmstrom të takohet me përfaqësuesin tregtar amerikan, Robert Lajtizer në Uashington.
Dy palët punojnë për një marrëveshje të ardhshme prej se Tramp dhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker u takuan në korrik që t’i qetësojnë tensionet në tregti.
Kontesti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së u intensifikua në qershor me rritjen e doganave amerikane për import të çelikut dhe aluminiumit, gjë që e ka nxitur BE-në t’i rrisë doganat për prodhimet amerikane.
Në kumtesën e publikuar pas mbledhjes në korrik, u potencua mundësia për heqjen e doganave, zonave jodoganore dhe subvencione për prodhime industriale.
Megjithatë, BE-ja mbeti e brengosur për kërcënimin potencial për dogana të reja për eksportin e saj të automobilave, përkujton DPA. SHBA-ja e konsideron këtë obsion si masë potenciale për siguri kombëtare.
Malmstrom këtë supozim e quajti “totalisht të pabesueshëm”.
“Flasim për automobila. Kjo nuk është mënyra me të cilën i trajtoni miqtë”, tha ajo