Mallorca e gatshme ta thyejë rekordin me transferimin e Muriqit

Vedat Muriqi tashmë i ka thënë po Mallorcas për të vazhduar në ishull edhe për katër sezonet e ardhshme, por tashmë gjëja më e vështirë mbetet arritja e marrëveshjes me klubin që zotëron të drejtat e tij, Lazion, i cili do të ishte i gatshëm të zbriste në 10 milionë euro çmimin e lojtarit, klauzola e blerjes së të cilit ishte 12 milionë euro, raporton OkDiario.

Klubi spanjoll e ka bërë prioritet absolut mbylljen e këtij operacioni sa më shpejt për të shmangur ndërhyrjen e klubeve të tjera. Tregu është shumë i rrezikshëm dhe qendërsulmuesit janë të pakët, ndaj rrezikohet që reprezentuesi i Kosovës të bëhet objekt i dëshirës së klubeve angleze apo turke që sidomos në rastin e të parës nuk do ta kishin problem të paguajnë shumën e kërkuar nga skuadra e Serie A.

Predispozicioni i lojtarit për të qëndruar në ishull, ku ai e di se vlerësohet shumë, luan në favor të mundësive të Mallorcas, por nuk është një faktor përcaktues siç është parë në rastin e Mbappes, sepse nëse një klub tjetër vjen me një ofertë shumë më të majme. Më mirë është logjike të mendosh se Muriqi, si profesionist që është, do të zgjedhë atë që i përshtatet më së miri.

Advertisements

Lazio i ka dhënë dritën jeshile drejtuesve të Mallorcas që të bëjnë përpjekje maksimale për blerjen e plotë të kartonit të Muriqit, por duket e vështirë të arrihen ato dhjetë milionë që lacianët i kërkojnë dhe kjo do të përbënte nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, shumë më tepër se gjashtë milionë euro që iu paguan në verën e vitit 2001 Real Madridit për 50 për qind të të drejtave të Samuel Eto’o-s.

Në këtë skenar, Mallorca po studion formula të ndryshme që variojnë nga pagesat shumëvjeçare për Lazion tek një huazim i dytë me opsion blerje të detyrueshme në fund të sezonit dhe tani duke paguar nga dy deri në tre milionë euro. Klubi italian nuk e ka sulmuesin dhe ai është shumë rehat në ishull.